Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 638, Datë 06.11.2017 ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vend  të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Sektori, Sektori i Financës dhe Burimeve Mbështetëse, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje - kategoria III-a

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË 

1.       Harton projektbuxhetin vjetor të institucionit;

2.      Bën detajimin e fondeve të miratuara dhe të akorduara nga Buxheti i Shtetit për të gjitha njësitë e varësisë së institucionit;

3.      Ndjek zbatimin e buxhetit të akorduar si edhe evidencën e realizimit dhe përdorimit të të ardhurave, konform legjislacionit në fuqi;

4.      Ndjek financimet e shpenzimeve të funksionimit, si edhe marrëdhëniet me organet e thesarit, tatimore, sigurimet shoqërore dhe bankat;

5.      Ndjek financimet e investimeve me fondet e institucionit dhe ato të huaja;

6.      Administron dhe mbikqyr të gjithë veprimtarinë e sektorit në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore të Agjencisë;

7.      Organizon punën për miradministrimin e vlerave materiale, si pasuri e institucionit;

8.     Harton njoftime të vendeve të lira/testimeve, në përputhje me dispozitat e parashikuara;

9.      Administron dhe  kontrollon hyrje-daljet nga magazina e Agjencisë;

10.  Ndjek zbatimin e ligjshmërisë në ruajtjen, dokumentimin, qarkullimin dhe administrimin e vlerave e materiale;

11.   Organizon punën për funksionimin e kontabilitetit në ADB, me qëllim ruajtjen dhe administrimin e vlerave materiale dhe monetare;

12.  Raporton dhe përgjigjet direkt te Drejtori i Përgjithshëm, i cili vendos mbi çështjet procedurale të lidhura me veprimtarinë e sektorit.

 

 KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor apo "Master Profesional" të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  • Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Preferohen kandidatët me eksperiencë në administratën publike;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe punës në grup.

 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mailit: 
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  këto dokumenta:

–        Letër interesi për pozicionin;

–        Jetëshkrim – Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Dy letra rekomandimi;

–        Numër kontakti dhe adresë e-maili.

* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda dates 31 tetor 2020, ora 17:00, sjell skualifikim të kandidatit).