IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 638, Datë 06.11.2017 ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vend  të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës Sektori, Sektori i Financës dhe Burimeve Mbështetëse, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje - kategoria III-a

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË 

1.       Harton projektbuxhetin vjetor të institucionit;

2.      Bën detajimin e fondeve të miratuara dhe të akorduara nga Buxheti i Shtetit për të gjitha njësitë e varësisë së institucionit;

3.      Ndjek zbatimin e buxhetit të akorduar si edhe evidencën e realizimit dhe përdorimit të të ardhurave, konform legjislacionit në fuqi;

4.      Ndjek financimet e shpenzimeve të funksionimit, si edhe marrëdhëniet me organet e thesarit, tatimore, sigurimet shoqërore dhe bankat;

5.      Ndjek financimet e investimeve me fondet e institucionit dhe ato të huaja;

6.      Administron dhe mbikqyr të gjithë veprimtarinë e sektorit në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore të Agjencisë;

7.      Organizon punën për miradministrimin e vlerave materiale, si pasuri e institucionit;

8.     Harton njoftime të vendeve të lira/testimeve, në përputhje me dispozitat e parashikuara;

9.      Administron dhe  kontrollon hyrje-daljet nga magazina e Agjencisë;

10.  Ndjek zbatimin e ligjshmërisë në ruajtjen, dokumentimin, qarkullimin dhe administrimin e vlerave e materiale;

11.   Organizon punën për funksionimin e kontabilitetit në ADB, me qëllim ruajtjen dhe administrimin e vlerave materiale dhe monetare;

12.  Raporton dhe përgjigjet direkt te Drejtori i Përgjithshëm, i cili vendos mbi çështjet procedurale të lidhura me veprimtarinë e sektorit.

 

 KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor apo "Master Profesional" të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë;
  • Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Preferohen kandidatët me eksperiencë në administratën publike;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe punës në grup.

 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mailit:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  këto dokumenta:

–        Letër interesi për pozicionin;

–        Jetëshkrim – Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Dy letra rekomandimi;

–        Numër kontakti dhe adresë e-maili.

* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda dates 20 korrik 2020, ora 17:00, sjell skualifikim të kandidatit).