IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

SHPALLJE PER VENDE VAKANTE:

KOORDINATOR (2) ,NË AGJENCINË PËR DIALOG DHE BASHKËQEVERISJE

Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 638, Datë 06.11.2017 ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vend  të lirë pune në pozicionin:

 

KOORDINATOR, DREJTORIA E BASHKËQEVERISJES

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

1.          Proçeson nga sistemi i menaxhimit të ankesave, ankesat e regjistruara nga qytetarët në faqen https://www.shqiperiaqeduam.al dhe të gjitha rastet për kategoritë e paraqitura në platformën e bashkëqeverisjes (sipas ministrisë ku është i/e atashuar).

2.         Sigurohet për menaxhimin në kohë, brenda afateve dhe me përgjegjshmëri të të gjitha rasteve të ardhura nga platforma, adresimin dhe zgjidhjen e problematikave.

3.         Koordinon dhe bashkërendon punën dhe korrespondencën me institucionin ku do

4.         Bashkëpunon ngushtësisht me koordinatorin në Kryeministri që mbikqyr punën e tij/saj;

5.         Jep kontribut parësor në përpilimin e raporteve javore;

6.         Kontribuon, bashkëpunon me kolegët për realizimin e  aktiviteteve lidhur me promovimin e platformës së bashkëqeverisjes;

7.         Përpilon raporte dhe memo informative për Drejtorin e Drejtorisë së Bashkëqeverisjes dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë.

8.        Mban kontakte të vazhdueshme me eprorët e institucionit ku do të jetë i atashuar për ecurinë e punës.

 

 KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare ne fushen e  shkencave juridike/ekonomi (me master shkencor);
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë eksperiencë pune, minimalisht 6 vite pune;
  • Mundësisht me eksperiencë në administratën publike;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe punës në grup.

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( II-b )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mailit: 
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumenta:

–        Letër interesi për pozicionin;
–        CV;
–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
–        Fotokopje të librezës së punës;
–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
–        Dy letra rekomandimi;
–        Numër kontakti dhe adresë e-maili.

 

* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda datës 12 shkurt  2019, ora 17:00, sjell skualifikim të kandidatit).