Në kuadër të projektit “Qelizat e reja”, Instituti Kombëtar për Shërbimin Publik në Francë publikon dy vende vakante për ekspertë të lartë:

* Në fushën e Komunikimit dhe Zhvillimit të Politikave të Qëndrueshmërisë - linku për aplikim: https://www.linkedin.com/feed/update/urn:li:activity:7188131065281019905/

* Në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Politikave të Qëndrueshmërisë – linku për aplikim: https://www.linkedin.com/feed/update/urn:li:activity:7188130549129969664/

Afati i aplikimit: 29 prill 2024 në adresën e emailit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Projekti ‘Qelizat e Reja/Young cells’ i financuar nga Bashkimi Evropian nën IPA II 2020, ka për synim zhvillimin e rritjes së kapaciteteve të 25 nëpunësve civilë të administratës publike shqiptare në një program të dedikuar me trajnime praktike, seminare dhe workshop-e, vizita studimore dhe praktika pune në shkollat dhe administratat publike të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (Francë, Itali, Gjermani dhe Kroaci).

Programi po zbatohet nga Instituti Kombëtar Francez i Shërbimit Publik (French National Institute of Public Service/INSP) dhe partnerët: Universiteti i Shkencave Administrative të Aplikuara në Kehl (Gjermani); Universiteti i Bolonjës; rajonin Emilia-Romagna (Itali) dhe dy partnerët shoqërues Shkolla e Administratës Publike e Kroacisë dhe Greqisë në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike dhe Shkollën Shqiptare të Administratës Publike.