Më 11 dhe 12 tetor, u zhvillua në Bruzh, Belgjikë, trajnimi ekzekutiv mbi integrimin në Bashkimin Evropian. Trajnimi u konceptua si nismë e të mësuarit transformues dhe u organizua nga Kolegji i Evropës dhe Shkolla Rajonale e Administratës Publike.

Programi gjithëpërfshirës kishte për qëllim kontributin në rritjen e nëpunësit civilë me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për t’u përballur në mënyrë sa më efektive me volumin e punës që ka rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

23 nëpunësit pjesëmarrës nga vendet e rajonit, patën mundësi të njiheshin me modulet e përgatitura nga lektorët e njohur David Phinnemore, Carme Colomina Saló, Anne Vitrey, Luís Viegas Cardoso dhe i gjithë ekipi i Kolegjit të Evropës të udhëhequr nga Cesare Zegretti.

Modulet përfshinin sesione të ndryshme informimi, si:

  • Marrëdhëniet me jashtë BE
  • Komunikimi i Bashkimit Evropian
  • Politikat makroekonomike dhe buxhetore
  • Transformimi digjital i BE

Në përfundim të trajnimit dyditor, pjesëmarrësit u pajisën me certifikatën ekzekutive.

ReSPA u shpreh se, ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit me Kolegjin e Evropës dhe se të dyja institucionet do të kërkojnë rrugë të reja bashkëpunimi në vijim.