Në vijim të seancave të trajnimit mbi Kodin e Procedurave Administrative në datën 11 tetor, u zhvillua online seanca coaching me institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e vetqeverisjes vendore, për institutet e Kodit të Procedurave Administrative.

Gjatë trajnimit ku morën pjesë nëpunës civilë me fushë përgjegjësie mbi çështjet juridike dhe burimet njerëzore u zhvilluan diskutime të ndryshme me kazuse konkrete rreth problematikave të hasura gjatë punës së përditshme si dhe zgjidhjet e mundshme ligjore.

Seanca të tilla coaching do të zhvillohen në mënyrë periodike, ku pjesëmarrësit që ndjekin trajnimet, pajisen në fund të tij me certifikatë.