Në datat 20-21 shtator, Shkolla Rajonale e Administratës Publike zhvilloi në Bruksel, takimin e 42-të të Komitetit të Buxhetit.
Në këtë takim u përfshi në agjendë edhe një vizitë në zyrat e misionit të Bashkimit Evropian të Malit të Zi si dhe një sesion trajnimi për rritjen e kapaciteteve.
Një nga çështjet kryesore të këtij takimi ishte rishikimi i pasqyrave financiare të ndërmjetme të ReSPA, si dhe zbatimi i buxhetit bazë i kësaj shkolle.
Bazuar në vlerësimin e tyre, anëtarët e Komisionit për Buxhetin dhanë rekomandimet përkatëse për miratimin më tej në Bordin Drejtues.
Pjesëmarrësit patën mundësi të ndiqnin dhe një sesion trajnimi për rritjen e kapaciteteve mbi menaxhimin dhe koordinimin e projekteve të financuara nga Komisioni Evropian duke përdorur metodologjinë PM² që përfshin fillimin e projektit, planifikimin, ekzekutimin, monitorimin, kontrollin dhe arritjen e rezultateve të dëshiruara të projektit.
*PM² (menaxhimi i projektit) është një lloj metodologjie për menaxhimin e projekteve, zhvilluar nga Komisioni Evropian.