Vijon ende puna për hartimin e Strategjisë së re të Reformës në Administratën Publike 2023-2030.

Në datën 21 korrik, DAP priti në një takim informues, pjesëmarrës të institucioneve të përfshira në procesin e Reformës së Administratës Publike.

Gjatë fjalës së saj, drejtori i DAP, Albana Koçiu vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të çdo insitucioni në përpjekjet për forcimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të administratës publike për t'u shërbyer me cilësi qytetarëve si dhe për t'u bashkuar sa më shpejt me familjen e madhe Evropiane.