Në 9 dhe 10 mars, përfaqësues të 15 institucioneve evropiane nga Shqipëria, Bullgaria, Franca, Kroacia, Gjeorgjia, Gjermania, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Sllovenia, Spanja, si dhe nga shkollat EIPA dhe RESPA, rrjeti NISPAcee (Network of Institutes and Schools of Public Administration in Central and Eastern Europe) morën pjesë në 5 vjetorin e krijimit të Akademisë Kombëtare të Administratës Publike në Serbi.

Akademia Kombëtare e Administratës Publike (NAPA) në Serbi është institucioni qendror i sistemit të zhvillimit profesional për administratën publike serbe, themeluar në vitin 2018, i cili ka si qëllim kryesor reformën dhe modernizimin e administratës publike.

Me rastin e 5- vjetorit të Akademisë, si dhe me qëllim forcimin dhe promovimin e mëtejshëm të rrjetëzimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar u organizua takimi shumëpalësh ku u ndanë ide dhe mendime për konceptin e administratës në shërbim të qytetarëve.

Takimi u përmbyll me nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim me institucionet e administratës publike të vendeve evropiane për rritjen e kapaciteteve të nëpunësve civilë.