Në datën 3 mars, Departamenti i Administratës Publike mirëpriti në Tiranë ekipin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike për të prezantuar planin e ri të aktiviteve të parashikuara për periudhën 2023 – 2025.

Në takimin e dedikuar “ReSPA Open Day”, përfaqësues të shkollës rajonale informuan anëtarët e grupeve të punës për programin në vijim, rekomandimet, sfidat dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe digjitalizimin e administratave publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë aktivitetit u diskutua gjithashtu dhe për nevojat e veçanta të administratës publike shqiptare, rritjen e e sinergjisë mes vendeve të rajonit dhe Shqipërisë me fokus zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të nëpunësve civilë përgjatë fazës së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, për përshpejtimin e integrimit.

ReSPA është mbështetësi kryesor që realizon me sukses te gjitha aktivitetet pjesë të fushës së reformës në administratën publike.