Departamenti i Administratës Publike do të shpallë gjatë vitit 2023, 1152 vende vakante të ndara në 4 kategori:

  • Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues (12)
  • Për kategorinë e mesme drejtuese (50)
  • Për kategorinë e ulët drejtuese (190)
  • Për kategorinë ekzekutive (900)

Në vendimin e miratuar (këtu) nga Këshilli i Ministrave për planin vjetor të pranimit në institucionet e administratës shtetëtore, pjesë e shërbimit civil, renditen dhe fushat përkatëse për të cilat administrata do të ketë nevojë gjatë këtij viti:

Shkenca Juridike; Ekonomike; Shoqërore; Sociale; Mjekësore; Biologjike dhe të ngjashme me to; Mjedisore ose të tjera të përshtatshme; Inxhinierike; Ekzakte; Edukimi; Audit i brendshëm; Histori-filologji; Veterinari; Agronomi; Zootekni; Mbrojtje bimësh; Kimi; Arkitekturë; Arkeologji dhe restaurime; Artet e bukura; Gjeodezi; Mësuesi; Arsim i lartë ushtarak/policor; Arsim i lartë.

Rikujtojmë se, për të aplikuar në shpalljet që publikon DAP në faqen zyrtare, www.dap.gov.al, kandidatët duhet të krijojnë profilin e tyre online me dokumentet e nevojshme e me pas të aplikojnë në shpallje për të cilat kanë interes dhe që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe ato të posaçme!