Në datat 19 – 20 – 21 korrik në ambientet e Departamentit të Administratës Publike u zhvillua procesi i përzgjedhjes së vendeve të punës nga ekselentët e kualifikuar në #Thirrjen 4.

57 nëpunës të rinj, studentë ekselentë do t’i bashkohen së shpejti administratës publike. Ata patën mundësi të përzgjidhnin vendet e tyre të punës falë thirrjes së rradhës që u hap në muajin e kaluar.

Thirrja 4 përmbante 92 pozicione vakante në 42 institucione shtetërore, në 63 profile të ndryshme në 13 qytete të Shqipërisë.

Punësimi nëpërmjet thirrjeve të dedikuara për ekselentët ndihmon të rinjtë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe karrierës së tyre.

Duke ju uruar suksese nëpunësve më të rinj, shihemi vitin e ardhshëm në #Thirrjen 5!