Gjatë ministerialit të datës 15 shtator në Shkup, ReSPA në bashkëpunim me SIGMA/OECD ndanë çmimet për administratën publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor për vitin 2022.

Nisur nga motoja e këtij viti “Një hap drejt një jete më të mirë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, gjatë ceremonisë, krahas çmimeve në tre kategoritë kryesore u shpërndanë gjithashtu dhe tetë çmime speciale për iniciativa që meritojnë vëmendje të veçantë pasi kanë të bëjnë me praktikat e mira në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Fituesit e 3 kategorive kryesore të këtij viti:

1) Transformimi digjital për sektorin publik (Serbia)

2) Menaxhimi i cilësisë për përmirësimin e shërbimeve (Maqedonia e Veriut)

3) Administratë për të gjithë (Mali i Zi)

Nga Shqipëria me çmimin “Njohje speciale për besimin në administratën publike për sistemin e E-Ankesave” u vlerësua Komisioni i Prokurimit Publik (KPP).

SIGMA/OECD theksoi ndër të tjera se, kjo iniciativë demostron një dedikim të qartë për të përmirësuar funksionimin e administratës publike, në vazhdimësi dhe në mënyrë më efektive.