Me mbështetjen e mekanizmit “In Country Support” të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), Departamenti i Administratës Publike vijoi dhe përgjatë muajit janar me publikimin e dy videove të tjera kanalin e youtube.

Një nga videot (që mund ta gjeni këtu) shpjegon platformën e Regjistrit Qendror të Personelit (HRMIS) dhe modulet e tij.

 

HRMIS si një bazë unike të dhënash shtetërore ku ruhet, përpunohet dhe menaxhohet informacioni për burimet njerëzore ndërvepron me Regjistrin e Gjendjes Civile, Sistemin e Thesarit dhe platformën administrata.al.

 

Në videon tjetër (këtu) shpjegohet moduli për vlerësimin e rezultateve në punë, proces i cili tashmë është automatizuar dhe mund të kryhet online nëpërmjet platformës “administrata.al”. Nëpërmjet këtij moduli, personat përgjegjës mund të kryejnë online të gjitha fazat e vlerësimit të nëpunësve, që nga procesi i planifikimit, rishikimit të ndërmjetëm dhe të vlerësimit përfundimtar të performancës së nëpunësit.