Departamenti i Administratës Publike shpalli në muajin nëntor thirrjen për aplikim për ekspertë të jashtëm, për t’u bërë pjesë e Komiteteve të Pranimit. Këto komitete shërbejnë për vlerësimin e kandidatëve që aplikojnë për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil. Nëpërmjet njoftimit në faqen zyrtare www.dap.gov.al, DAP fton të interesuarit të aplikojnë deri në datën 15 dhjetor.

Fushat për të cilat ekspertët e jashtëm duhet të kenë njohuri janë: Shkenca Juridike, Ekonomike, Mjedisore, Mjekësore, të Natyrës, Inxhinierike, Detare, Bujqësore, Auditimit, Prokurimeve publike/Koncesioneve/Partneritetit Publik Privat, Planifikimit strategjik, Hartimit ose menaxhimit të projekteve, dhe Integrimit Evropian.

Ekspertët do të japin kontributin e tyre në: përgatitjen e pyetjeve për testimin e fushës së njohurive, të aftësive dhe të cilësive të kërkuara për pozicionet vakante, të propozojnë pyetje në kuadër të intervistës së strukturuar me gojë, të marrin pjesë në shqyrtimin e ankesave të paraqitura nga kandidatët, të jenë objektiv, të paanshëm dhe profesional gjatë procesit të vlerësimit.

Për më shumë informacione mbi mënyrën e aplikimit dhe dorëzimin e dokumenteve klikoni këtu.