Agjencia Kombëtare e Rinisë organizoi në datat 1 – 4 shtator në Jalë, shkollën verore “RinCamp” ku morën pjesë rreth 100 të rinj të grupmoshës 21 - 26 vjeç. Të rinjtë janë bërë pjesë e administratës publike falë Programit të Praktikave Kombëtare të Punës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe përfaqësues të DAP, të cilët folën për procedurat e pranimit në shërbimin civil dhe punësimin e përkohshëm të studentëve ekselentë në institucionet e administratës shtetërore.

Interesi i pjesëmarrësve në këtë aktivitet ishte jashtëzakonisht i lartë, ku nëpërmjet pyetjeve të shumta, të rinjtë u informuan për vendet vakante që publikon DAP, dokumentet e nevojshme, mënyrën e aplikimit etj.