IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në seancën e datës 7 korrik Kuvendi i Republikës së Shqipërisë shqyrtoi raportin vjetor të punës së DAP, ku diskutoi rreth arritjeve e hapave të ndërmarra në shërbimin civil në vitin 2020, si dhe rreth sfidave me të cilat do të përballet gjatë punës në vijim.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend, theksoi se sfida e mandatit të tretë është komplekse dhe e shtrirë në çdo aspekt të jetës së vendit.

Gjatë vitit që lamë pas, tha ajo, puna dhe përpjekjet e DAP, janë drejtuar në sigurimin e një trupe cilësore të nëpunësve nëpërmjet konsolidimit dhe përmirësimit të mëtejshëm të procesit të rekrutimit, duke e përshtatur me situatën emergjente në vend dhe duke synuar ruajtjen e standardeve të vendosura në vite sa i takon transparencës në procedurat e rekrutimit.

Në drejtim të rienergjizimit të administratës publike në tërësi, e shërbimit civil në veçanti, ministrja veçoi iniciativën e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për punësimin e ekselentëve në administratën publike, një praktikë kjo e konsoliduar tashmë.

Spiropali u ndal ndër të tjera dhe te angazhimi për sigurimin e një trupe nëpunësish civilë me performancë të lartë në të gjitha nivelet e administratës nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme për t’i trajnuar profesionalisht.

Ajo garantoi se, qeveria shqiptare do të vijojë angazhimin maksimal në drejtim të reformimit të administratës publike, për një administratë publike me standarde, për të ofruar shërbime me cilësi të lartë për qytetarët dhe bizneset, në mënyrë transparente dhe efikase me anë të punonjësve civilë të paanshëm dhe profesionistë.