Paralelisht me takimet rajonale, DAP bashkë me ekipin e projektit IPA 2014 “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në administratën publike” kanë zhvilluar po ashtu gjatë muajit qershor takime me përfaqësues të burimeve njerëzore të administratës publike.

Nëpërmjet takimeve të organizuara me grupe të vogla me 10 pjesëmarrës, u synua njohja nga afër me problematikat e përditshmërisë në punë dhe përballja me sfidat e herë pas hershme.

Takimet në formën e bisedimeve u zhvilluan në kuadër të prezantimit të manualeve të përgatitura enkas për burimet njerëzore, ku shpjegohen në detaje proceset e punës, çështje nga praktika e zbatimit të dispozitave ligjore, si dhe modele shkresash që mundësojnë unifikimin e praktikave të administratës publike.