IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Bashkë me ekipin e projektit IPA “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në administratën publike” dhe përfaqësues të Komisonerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, nisëm në muajin qershor një seri takimesh intensive rajonale me përfaqësues të bashkive të Shqipërisë. 

Në 40 takimet e planifikuara (përgjatë muajit qershor dhe korrik) të këtij trajnimi, pjesëmarrësit ishin nga burimet njerëzore, drejtoritë juridike dhe financës.

Në kuadër të zbatimit të projektit, janë hartuar manuale dhe udhëzues përkatës në ndihmë të nëpunësve civilë të administratës shtetërore, ministrive të linjës, institucioneve të varësisë, institucioneve të pavarura dhe njësive të vetëqeverisjes vendore për shumë procese që lidhen me menaxhimin e burimeve njerëzore, vlerësimin e performancës, vlerësimin e pozicioneve të punës, procedurat administrative dhe organizimin e brendshëm dhe strukturave të institucionit. 

Në këtë linjë, ekipi i projektit, në bashkëpunim me DAP nisën turin e takimeve rajonale me të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore për të prezantuar manualet dhe udhëzuesit e përgatitur. 

Në aktivitetin dedikuar nisjes së këtij turi, drejtori i DAP znj. Albana Koçiu pasi përgëzoi punën e ekipit, tha se, "të gjithë nëpunësit e administratës, me eksperiencë ose jo do të kenë mundësi të punojnë ngushtësisht me dokumente të hartuara dhe përshtatura enkas për ta, me shembuj konkret dhe procedura të unifikuara".

* Ky projekt financohet nga fondet IPA të Bashkimit Evropian, për Departamentin e Administratës Publike dhe zbatohet nga konsorciumi i përbërë nga IDRA  Research & Consulting; PAI; IBF; Expertise France dhe Ena.