Ekspertët e projektit IPA 2014 bashkë me DAP nisën në muajin shkurt ciklin e trajnimeve online për zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil për punonjësit e burimeve njerëzore të institucioneve të administratës shtetërore.

 

Seancat e trajnimit do të zhvillohen çdo të martë dhe të mërkurë dhe do të zgjasin për 8 javë. Gjatë këtij muaji fokusi i trajnimit ishin procesi/procedurat e rekrutimit ne shërbimin civil, ku përfshihen fazat e pranimit, lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë në shërbimin civil.

 

Këto seanca trajnimi do të shërbejnë për përvetësimin e të gjitha hapave dhe procesve të punës, pasi bazohen në situata/çështje/problematika konkrete me të cilat nëpunësit e burimeve njerëzore hasen çdo ditë gjatë punës së tyre.