Thirrja 2020 pati një interes të jashtëzakonshëm. Nga 700 aplikime, pas verifikimit paraprak të kryer nga DAP, u kualifikuan 590 kandidatë për 108 pozicione vakante dedikuar punësimit të ekselentëve në administratën shtetërore.

 

Lista e kandidatëve të kualifikuar për grupet e pozicioneve të punës në këtë thirrje, të renditur sipas pikëve (bazuar në metodologjinë e vlerësimit të përcaktuar në vkm. nr 586), u publikua në faqen zyrtare të DAP dhe në platformën punetembare.al.

 

Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të kualifikuar dhe respektimit të rregullave të distancimit për situatën e epidemisë së shkaktuar nga Covid – 19 procesi u përcaktua të zhvillohej në 8 ditë.