Zhvillimet dhe sfidat e përbashkëta të administratave publike të rajonit në kohë pandemie, ishin çështjet kryesore të diskutuara në takimin e 11-të të Bordit Drejtues të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA) në nivel ministror.

Në takimin e zhvilluar online, në datën 6 nëntor morën pjesë përfaqësues të vendeve anëtare të ReSPA. Departamenti i Administratës Publike u përfaqësua nga drejtori i përgjithshëm, znj. Albana Koçiu. Gjatë takimit pjesëmarrësit theksuan nevojën e bashkëpunimit rajonal, si rol kyç në këto kohë të vështira që po kalon jo vetëm Ballkani Perëndimor, por edhe vendet e tjera në botë.

Në fund të takimit, Ministrja e Administratës Publike të Malit të Zi, znj. Suzana Pribilović, i dorëzoi kryesinë e ReSPA për vitin 2021, Ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, znj. Marija Obradović.