Për shkak të situatës së pandemisë Shkolla Rajonale e Administratës Publike njoftoi gjatë muajit prill se shumica e aktiviteteve do të zhvillohen online. ReSPA lançoi platformën e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria. 

Aktivitetet, takimet, workshopet dhe dokumentet e mbetura pezull do të diskutohen online nëpërmjet kësaj platforme me qëllim respektimin e masave për parandalimin e virusit COVID- 19. Disa nga aktivitetet të cilat pritet të zhvillohen online janë:

Përgatitja e Manualit “Si të bëhet rekrutimi bazuar në meritokraci” në Ballkanin Perëndimor;

Udhëzime për mënyrën e kryerjes së vlerësimit të performancës;

Përgatitja për dokumentin analitik për koordinimin e politikave etj.

Për më shumë info mund të klikoni në faqen zyrtare të ReSPA, www.respaweb.eu.