Prezantimi i metodologjisë së re dhe rritja e ndërgjegjësimit sa i takon rëndësisë së këtyre proceseve për matjen e progresit të institucioneve të administratës publike në rajon në reformat që ndërmerr vendi, ishte qëllimi kryesor i workshopit dyditor organizuar nga ReSPA. 

Në aktivitetin e mbajtur në Budva, Mal i Zi, morën pjesë përfaqësues të të gjitha niveleve drejtuese nga rajoni, me fokus të veçantë fushën e politikëbërjes dhe integrimin evropian, si prioritete për secilin nga vendet e ballkanit perëndimor. Departamenti i Administratës Publike u përfaqësua nga nëpunës të nivelit ekzekutiv dhe të mesëm drejtues.