Njohja e nëpunësve të administratës me profesion jurist, me Programin e Formimit Fillestar të kandidatëve për magjistratë, bëri bashkë në një takim informues Shkollën e Magjistraturës, misionin EURALIUS V dhe Departamentin e Administratës Publike.

"Juristët në administratën publike janë nëpunës me cilësi të lartë profesionale, të cilët kontribuojnë në hartimin e legjislacionit, ndjekin nga afër procedura gjyqësore në të gjitha gjykatat administrative, civile dhe penale, prandaj janë kandidatë potencial për magjistratë", tha gjatë takimit, Drejtori i Procedurave të

Rekrutimit në Shërbimin Civil në DAP, znj. Agathi Nano.

Aktiviteti i zhvilluar në datë 10 dhjetor kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të juristëve në administratën publike për rolin dhe pozicionin e magjistratit, këshilltarit dhe ndihmësit ligjor në Republikën e Shqipërisë, si dhe njohjen e tyre me procedurën dhe modalitetet e rekrutimit.