Event

Konferenca rajonale "Dialogu për Partneritet për Qeverisje të Hapur në Ballkanin perëndimor 2015", e inicuar nga Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim nisi punimet e saj me sesionin hapës.

Në këtë konferencë të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership, ose shkurt OGP), e cila është e para që zhvillohet në rajonin e Ballkanit perëndimor marrin pjesë Përfaqësues të nivelit të lartë nga qeveritë dhe parlamentet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të lartë të ambasadave të BE dhe SHBA në Tiranë, përfaqësues të organizatave të Shoqërisë Civile që punojnë në PQH nga të gjitha vendet e rajonit, ekipet e koordinimit të OGP nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor, të cilat tashmë punojnë në zbatimin e OGP në nivel kombëtar, etj.

Ndër sesionet e organizuara ishe edhe "Përmirësimi i shërbimeve publike", konceptuar në formën e pyetje-përgjigje ku pjesëmarrësve në sallë iu dha mundësia për t’i drejtuar pyetje panelit në lidhje me aksesibilitetn në shërbimet publike, efikasitetin dhe transparencën.