IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Reforma në Administratën Publike, arritjet dhe sfidat e përbashkëta, si dhe përmirësimi i nivelit të përgatitjes së administratës nëpërmjet bashkëpunimit rajonal, si një mekanizëm i shkëlqyer në shkëmbimin e përvojave të suksesshme, ishte kryefjala e takimit dyditor zhvilluar në Ljubljanë, Slloveni.

Drejtori i Departamentit të Administratës Publike, znj. Albana Koçiu, gjatë fjalës së mbajtur në këtë aktivitet, theksoi angazhimin maksimal të Shqipërisë për të zhvilluar me tej administratën publike, për forcimin profesional të nëpunësve publikë, si dhe realizimin e një reforme të plotë për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike.

“Dialogu i nivelit të lartë politik mbi sfidat e administratës publike me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor”, ishte aktivitet i organizuar nga ReSPA (Shkolla Rajonale e Administratës Publike) ku merrnin pjesë ministrat përgjegjës për administratën publike të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të Komisionit Evropian, të OECD/SIGMA dhe zyrtarë të lartë të vendeve të rajonit.