Në datën 3 shtator Departamenti i Administratës Publike njoftoi thirrjen e dytë për punësimin e ekselentëve në administratën shtetërore. Thirrja për shprehjen e interesit u publikua në platformën punetembare.al dhe faqen zyrtare të DAP.
Çdo ekselent që ka përfunduar studimet me mesatare 9 ose 10 nga viti 2015 e në vijim, mund të regjistrohet dhe të aplikojë për 219 pozicionet vakante duke ngarkuar online të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.
Në njoftimin e thirrjes së publikuar në platformën "punetembare.al" janë përcaktuar afatet e aplikimit si dhe metodologjia e përzgjedhjes së pozicionit të punës.
Punësimi i ekselentëve në administratën shtetërore nisi në kuadër të Paktit për Universitetin.