Në kuadër të projektit IPA 2014 “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në administratën publike”, në mjediset e Departamentit të Administratës Publike, në datën 29 korrik u zhvillua takimi i tretë i Komitetit Drejtues me përfaqësues nga BE dhe institucione të këtij projekti.
Gjatë takimit, grupi i ekspertëve theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit, për një implementim sa më të suksesshëm të këtij projekti në institucionet qendrore sa i përket:
- Reformës së pagave;
- Vlerësimit të performancës;
- Përshkrimeve të punës;
- Rritjes së kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve, etj.
Në mbledhje u diskutua për ecurinë pozitive të projektit dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë periudhës prill – korrik 2019.