IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Shqipëria renditet në krye të listës së vendeve të rajonit në avancimin e reformës në administratën publike dhe në përmbushjen e standardeve të administrimit publik. Fakti evidentohet në raportin më të fundit të realizuar nga SIGMA (Support for Improvement in Governance and Management) ku analizohen në mënyrë krahasimore indikatorët sipas fushave të administratës publike.    

Sa i përket shërbimit publik dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, Shqipëria renditet në krye të listës duke lënë pas vende si Serbia, Maqedonia e Veriut apo Turqia. 

Shqipëria renditet në listën e vendeve me progres pozitiv në rajon duke kryesuar gjithashtu edhe në fushën e zhvillimit të politikave dhe koordinimit.

Vlerësime pozitive dhe renditje të lartë Shqipëria ka marrë edhe sa i përket përgjegjshmërisë, shpërndarjes së shërbimeve, menaxhimit publik financiar, menaxhimit të buxhetit, prokurimeve publike, auditit të jashtëm dhe kuadrit ligjor strategjik të Reformës në Administratën Publike. 

Vlen për t'u theksuar se në raportin e SIGMA-s, në asnjë indikator Shqipëria nuk renditet në listën e kuqe, sikurse vendet e tjera që së paku në një prej indikatorëve ndodhen në këtë listë.