Në 24 qershor në mjediset e Departamentit të Administratës Publike u organizua aktiviteti “ReSPA Open Day”. Takimi kishte për qëllim informimin e anëtarëve të grupeve të punës të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA) për planin e ri të aktiviteteve të parashikuara për t'u zhvilluar gjatë 2019-ës dhe 2020-ës. 

Përfaqësues të Shkollës Rajonale të Administratës Publike prezantuan programin e punës në vijim, rekomandimet, sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit mes vendeve anëtare të ReSPA. Pjesëmarrësit ndanë komentet dhe sugjerimet e tyre, të cilat do të shërbejnë në zhvillimin e aktiviteteve të ardhshme brenda grupeve të punës.

ReSPA do të vazhdojë të kontribuojë me mbështetjen e Komisionit Evropian tek vendet anëtare të saj, për rritjen e koordinimit dhe sinergjisë në drejtim të sfidave të reformimit të administratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.