IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në kuadër të Programit “Administrata që Duam”, në datën 16 prill, DAP zhvilloi një takim me përfaqësues të institucioneve qendrore, ku prezantoi instrumentin më të ri për raportimin online të proceseve gjyqësore që lidhen me marrëdhëniet e punës në administratën publike, në platformën më të re “administrata.al”. 

Nëpërmjet tre komponentëve; ndërveprimit, inventarizimit dhe raportimit, mes institucioneve publike, instrumenti do të shërbejë për krijimin e një baze të dhënash të sakta, lidhur me detyrimet që vijnë nga vendimet gjyqësore të formës së prerë.

Në takim u theksua rëndësia e përdorimit dhe monitorimit sistematik të këtij instrumenti nga çdo institucion, me qëllim mirëadministrimin dhe mirëmenaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiare të administratës publike.