Në datat 12 - 13 - 14 mars, Departamenti i Administratës Publike në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore përmbylli me sukses fazën e dytë të procesit të përzgjedhjes së vendeve të lira jashtë shërbimit civil (me kod pune) nga të kualifikuarit ekselentë. 

86 ekselentë përzgjodhën vendin e tyre të punës në 9 sisteme ministrore. Nëpërmjet aplikimit në platformën “punetembare.al”, ekselentët e punësuar do të përfitojnë eksperiencë 1 vjeçare në administratën shtetërore. 

Punësimi i të rinjve ekselentë do të shërbejë si shtysë dhe mendësi e re për modernizimin e administratës publike.