Departamenti i Administratës Publike prezantoi në datën 28 mars Raportin e Monitorimit për vitin 2018 të zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike 2015 - 2020. Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të administratës shtetërore, Bashkimit Europian, partnerë ndërkombëtarë dhe shoqëria civile.

Ky dokument i rëndësishëm strategjik fokuson punën dhe përpjekjet e përbashkëta në:

➡ Fuqizimin e strukturave të administratës publike

➡ Politikëbërjen dhe cilësinë e legjislacionit

➡ Organizimin dhe funksionimin e administratës publike

➡ Menaxhimin e burimeve njerëzore

➡ Procedurat administrative dhe mbikëqyrjen e tyre

Përforcimi i kapaciteteve për të udhëhequr reformën ndërsektoriale të administratës publike kërkon angazhim serioz ndërinstitucional drejt arritjes dhe përmbushjes së objektivave sa i përket reformës në administratën publike.