IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në kuadër të punësimit të studentëve ekselentë nëpërmjet platformës, "punetembare.al", Departamenti i Administratës Publike zhvilloi fushatë informuese në çdo fakultet dhe IAL jopublik për mundësitë e punësimit në 803 vende vakante nga të cilat 601 në institucionet pjesë e shërbimit civil dhe 202 në institucionet jashtë shërbimit civil (me kod pune).

Punonjës të DAP informuan studentët në: Fakultetin e Ekonomisë; Gjuhëve të Huaja; Inxhinierisë së Ndërtimit;  Shkencave të Natyrës; Universitetin; Politeknik; Mjekësisë dhe IAL jopublik: Universiteti Europian i Tiranës; Epoka; Mesdhetari; Luarasi; New York Tirana; Marin Barleti. 

Departamenti i Administratës Publike shpërndau broshura dhe fletëpalosje të ndryshme informuese për pozicionet vakante dhe mënyrën e aplikimit. Studentët nëpërmjet pyetjeve të ndryshme shprehën interes për pozicionet e shpallura në platformë, mënyrën e aplikimit dhe përzgjedhjen e pozicionit.

Qëllimi kryesor i fushatës informuese në fakultetete dhe universitete të ndryshme ishte prezantimi i platformës dhe mundësitë e punës që ofron platforma dedikuar studentëve ekselentë, "punetembare.al".

Kjo eksperiencë do të shërbejë si përvojë kualifikuese, ku të rinj të sapodiplomuar do të punësohen me kontratë 1 vjeçare në pozicione brenda shërbimit civil, por edhe në pozicione jashtë shërbimit civil (me kod pune).

Pas një viti pune në administratë, të rinjtë do të kenë mundësi të aplikojnë jo vetëm në procedurat e rekrutimit që zhvillon Departamenti i Administratës Publike, por kudo.

Në faqen e Departamentit të Administratës Publike, në rrjetin social facebook, nëpërmjet statuseve të ndryshme informuese janë ftuar vazhdimisht, të sapodiplomuarit të aplikojnë në vendet vakante të shpallura posaçërisht për ta. 

Përmes një videoje tutorial u shpjegua gjithashtu mënyra e krijimit të profilit dhe aplikimit për vendet vakante në platformën "punetembare.al".

https://www.facebook.com/DepartamentiAdministratesPublikeDAP/videos/798279460509654/