Departamenti i Administratës Publike dhe Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me EURALIUS V do të organizojnë më datë 18 dhjetor 2018, ora 09:30 – 12:30, në ambientet e Europe House, një sesion informues për nëpunësit e administratës publike, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të juristëve në administratën publike për rolin dhe pozicionin e magjistratit në Republikën e Shqipërisë, si dhe me qëllim njohjen e tyre me procedurën dhe modalitetet e rekrutimit dhe Programin e Formimit Fillestar të kandidatëve për magjistratë.

Ftesa vlen për të gjithë nëpunësit e institucioneve të administratës publike (përfshirë institucionet e varësisë) të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master i Shkencave” në Drejtësi
  2. Të kenë të paktën tre vjet përvojë profesionale në administratën publike

 Lutemi konfirmimin e pjesëmarrjes tuaj në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., brenda datës 10.12.2018