Departamenti i Administratës Publike, në bashkëpunim të ngushtë me delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë, publikoi në muajin shtator videon, e cila është pjesë e një serie dokumentari në kuadër të Reformës së Administratës Publike.
Në video shpjegohet informatizimi i procesit të aplikimeve për pozicionet në shërbimin civil, shpallja e vendeve vakante dhe procedura e rekrutimit online, procedura e pranimit të kandidatëve etj.
Dëshira për t’i shërbyer qytetarit me profesionalizëm, trajnimet e ofruara nga shkollat më prestigjioze në botë, përfshirja në projekte të ndryshme të BE-së, lëvizjet paralele, ngritjet në detyrë, janë disa nga mundësitë që ofron administrata publike e që evidentohen në këtë video.
Departamenti i Administratës Publike është duke punuar për një administratë publike të standardeve evropiane, duke përmirësuar mekanizmat e përfshirjes së të rinjve në administratën publike
me punonjës të përkushtuar në shërbim të qytetarit.
Videoja e plotë në linkun më poshtë:
https://www.facebook.com/DepartamentiAdministratesPublikeDAP/videos/259644648015285/