IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Video informuese për këdo që dëshiron t'i bashkohet Administratës Publike.

Krahas rrugëve tradicionale të komunikimit, Departamenti i Administratës Publike i ka kushtuar një rëndësi të veçantë edhe mënyrave të reja, jo vetëm për rritjen e mëtejshme të transparencës, por edhe për t’i ardhur në ndihmë të interesuarve që duan të bëhen pjesë e ekipit të profesionistëve të administratës publike. 

Në këtë kontekst, në mënyrë të vazhdueshme në rrjetet sociale më të përdorura në Shqipëri si dhe në faqen online të departamentit www.dap.gov.al janë publikuar video të posaçme informuese.

Në videon informative më të fundit, publikuar në muajin shtator 2018 nga DAP, tregohet mënyra e funksionimit të shërbimit civil, mënyra e aplikimit për vendet vakante që shpall departamenti, roli i shërbimit civil, roli i Departamentit të Administratës Publike në menaxhimin e shërbimit civil në të gjithë administratën shtetërore etj.

Gjithashtu në mënyrë të përmbledhur tregohet se kush janë nëpunësit civilë dhe si rregullohet marrëdhënia e punës me ligjin e posaçëm të nëpunësit civil, përgatitja e kandidatëve për testimin me shkrim, disa këshilla miqësore për intervistën e strukturuar me gojë e të tjera.