IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në 13 korrik u zhvillua në Europe House ceremonia e diplomimit të 15 nëpunësve civilë të projektit pilot të financuar nga Bashkimi Europian, “Skema e Bursave për Nëpunësit e Rinj Civilë”.

Në ceremoni morën pjesë Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, znj. Senida Mesi, Shefi i Operacioneve në Delegacionin e BE në Tiranë, z. Stephen Stork, Ambasadorja e Republikës së Francës, znj. Christina Vasak, Drejtori i Administratës Publike, znj. Albana Koçiu, udhëheqësi i projektit, znj. Ramona Moldovan, përfaqësues të institucioneve qendrore etj.

Pas fjalimeve përshëndetëse, në aktivitetin e organizuar në formën e një paneli u zhvilluan diskutime mbi rezultatet e projektit pilot, perspektivat në të ardhmen, modulet dhe praktikat e përdorura gjatë trajnimit 4 mujor etj.

Drejtori i Departamentit të Administratës Publike, znj. Albana Koçiu foli për projektin, objektivat e arritura si dhe për vazhdimësinë e tij në të ardhmen. 

Duke e konsideruar projektin një instrument drejt suksesit për rritjen e performancës dhe kapaciteteve të administratës publike, znj. Koçiu, tha se vlera e tij rrit më tej përgjegjësinë e punonjësve publikë në shërbim të qytetarëve shqiptarë. 

“Ishte një projekt përtej praktikës dhe trajnimit në klasë. 15 nëpunësit civilë prekën nga afër institucionet evropiane duke marrë një eksperiencë të drejtpërdrejtë nga kolegët tanë atje, duke ndarë opinione e mendime lidhur me përmirësimin e proceseve të caktuara të punës”- u shpreh znj. Koçiu. 

15 të sapodiplomuarit shprehën entuziazmin mbi këtë eksperiencë unike, ku 6 prej tyre treguan përvojën e fituar si dhe ftuan nëpunësit e tjerë civilë të mos hezitojnë në momentin kur të hapet thirrja e rradhës.

Pjesëmarrësit u zgjodhën nga katër fusha kryesore horizontale që mbulojnë politikat publike; monitorimin dhe zbatimin e strategjisë; hartimin e legjislacionit; integrimin evropian, planifikimin e buxhetit dhe menaxhimin financiar. 

Programi i trajnimit përmbajti një varietet modulesh, të cilat mbuluan tema të lidhura me politikat publike, qeverisjen për qytetarët dhe integrimin evropian. 

Projekti i zbatuar nga Shkolla Kombëtare e Administratës Publike Franceze (ENA) në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike, Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, do të shërbejë për ngritjen e kapaciteteve të administratës shqiptare, në kuadrin e përgatitjeve të vendit për hapjen e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian.

"Skema e Bursave për Nëpunësit e Rinj Civilë" do të hapet sërish për aplikime për ciklin 2019.

Për më shumë informacione dhe të rejat më të fundit mund të vizitoni faqen online: http://ycsalbania.eu/