Sëbashku me OECD/SIGMA organizuam një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar gjetjet e dokumentit “Analiza e profesionalizimit të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe rruga drejt së ardhmes për Ballkanin Perëndimor”. Çështjet në të cilat fokusohet ky dokument përbëjnë thelbin e mënyrës së menaxhimit të trupës së nivelit të lartë drejtues jo vetëm në drejtim të burimeve njerëzore, por edhe të funksionimit si një trupë solide për ecurinë e administratës shtetërore. 

SIGMA veçon Shqipërinë ndër vendet e rajonit për risitë e ligjit në shërbimin civil. i cili siguron cilësi dhe qëndrueshmëri të kësaj trupe. Ndërkombëtarët vlerësojnë gjithashtu krijimin e një sistemi të veçantë dhe profesional të posaçëm për TND, sistem që zgjedh më të mirët në bazë të performancës dhe aftësive menaxhuese.

Drejtori i DAP, znj. Albana Koçiu, foli për mënyrën e realizimit të fazave nëpër të cilat kalon procedura e rekrutimit të anëtarëve të TND-së, nëpërmjet një sistemi të ngritur posaçërisht për këtë trup, si një nga pikat më të forta kjo vlerësuar dhe nga SIGMA.

E ndërsa diskutuam për sfidat dhe përmirësimin e mëtejshëm në këtë drejtim, të pranishmit vlerësuan raportin i cili do të të ndihmojë vendimmarrësit e rangut të lartë, si në nivelin politik ashtu edhe nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues, të krijojnë institucione me potenciale për të mbështetur një profesionalizim më të madh.

Disa nga gjetjet pozitive të raportit për TND në Shqipëri, krahasuar me rajonin:

* Menaxhimi i trupës së nivelit të lartë drejtues në Shqipëri është i qartë dhe me linja të ndara të llogaridhënies.

* Përveç rastit të Shqipërisë, asnjë njësi qendrore nuk merret ekskluzivisht me nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues dhe për këtë arsye menaxhimi i këtij niveli nëpunësish rezulton të jetë më i organizuari.

* Sekretariati teknik i TND, strukturë të posaçme brenda DAP, siguron komunikim të vazhdueshëm dhe menaxhim të mirë të procedurave të TND-së, arritje pozitive në pikëpamjen e mekanizmave të nevojshëm koordinues.

* Shqipëria rast i veçantë për shkak të konceptit të TND-së. 

* Sistem i centralizuar i rekrutimit në grup të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe procesi i rekrutimit qartësisht i ndarë në faza. I gjithë informacioni për rekrutimin e TND gjendet vetëm në faqen zyrtare të DAP.

* Hapa pozitiv për trajnim të posaçëm për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues, trajnim i koordinuar nga ASPA. Janë ndërmarrë hapat e parë drejt rekrutimit bazuar në kompetenca.