Të gjitha institucionet e administratës shtetërore tani e tutje do të duhet të përdorin një sistem unik dhe të standardizuar për të hartuar dhe menaxhuar pagat e punonjësve të tyre.
Sot së bashku me Ministren për Inovacionin dhe Administratën Publike si dhe zv.ministrin e Financave prezantuam përpara rreth 350 punonjësve të sektorëve të financave në institucione të ndryshme shtetërore, sistemin e ri informatik, i cili do të vendosë një standard të ri në kalkulimin e pagave të të gjithë punonjësve në administratën publike.
#administratëmoderne #DAP